E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëndetësia SALI: 1 veteriner për 50 lopë, 1 mjek për 10 mijë njerëz

Nga Kledian Lula, kledianlula@yahoo.com

Në listën e premtimeve të (stër)përsëritura të profesor doktorit të mashtrimeve SALI, përveç parajsës ekonomike si në BE, gjendet e përdoret nëpër mitingje edhe gjoja modernizimi i mjekësisë. Se sa moderne është mjekësia shqiptare, këtë po e provojnë përditë shqiptarët. Aq e sigurt dhe moderne është shëndetësia shqiptare, sa edhe dora vetë ministri i Shëndetësisë i pushtetit SALI-ILIR, tenderxhiu Petrit Vasili, kur u aksidentua vuri duart në kokë kur e shtruan 10 sekonda në spitalin publik, prej nga me b..izhame nëpër këmbë u ngrit e ia mbathi urgjent në spitalin privat. Aq modern, i sigurt dhe efikas është shërbimi shëndetësor në Shqipëri, sa edhe dora vetë kryeministri SALI PARAJSA, kur i lindi nipi, çoi në pavionin e maternitetit 3 furgona me pajime, madje deri tek luga e kondicioneri privat, montuar me urgjencë, me urdhër të Halim Kosovës, drejtor-intelektualit Basha.

Shëndetësia e sëmurë nga çorganizimi dhe racizmi

Shëndetësia shqiptare ngjason me një ambulancë të shpërndarë me filiale nëpër qytetet e vendit e në disa zona pranë qyteteve. Ky shërbim publik është i shkallëzuar në tre nivele: Në spitalet dhe ambulancat qendrore në qarqe; në spitalet në rrethe; në shërbimet ambulatore në qytete. Sipas kësaj skeme ata që banojë në qendrat e prefekturave i kanë të gjithë llojet e shërbimit. Ata që jetojnë në qendrat e rretheve, kanë vetëm gjysmat e shërbimeve mjekësor. Ata që jetojnë në qytete kanë vetëm shërbim ambulator ditor. Ndërsa ata që banojnë në fshatra kanë nga 1 mjek në shkallë komune e nga një infermier për injeksione dhe asgjë tjetër. Ky shkallëzim racial i bërë dhe i quajtur reformim e modernizim prej pushtetit SALI, nuk është gjë tjetër, veçse një shkatërrim e çorganizim i shërbimit shëndetësor ndaj popullatës. Pushteti SALI, i cili në vitin 2005 e 2009 premtoi për shëndetësi moderne e të kompletuar me pajisje, qendra shëndetësore dhe mjekë specialistë deri në majë të malit, realisht mbulon me shërbim shëndetësor fizik vetëm 42% të territorit të vendit dhe 55% të popullsisë. Pjesa tjetër, pra 58% e territorit dhe 45% e popullsisë nuk kanë shërbim shëndetësor atje ku jetojnë, por shkojnë atje ku ua ka caktuar pushtetit SALI. Konkretisht, në 12 qytete të vendit qeveria dhe platforma VASILI mbylli spitalet, duke lënë banorët pa shërbim spitalor, aq i domosdoshëm në një qendër banimi. Këtë shërbim, banorët e mashtruar e të denigruar prej këtij pushteti deri tek shëndeti, detyrohen ta kryejnë në qendrat e rretheve, ose të prefekturave. Në zbatim të platformës VASILI për asfiksimin dhe zhdukjen e shërbimit mjekësor në afro gjysmën e territorit të vendit, pushteti SALI firmosi dhe vulosi vendimin absurd, që në 22 rrethe hoqi mjekët e specialiteteve, duke i përqendruar në poliklinikat e 12 prefekturave. Njerëzit që i zë halli, në mungesë të shërbimit mjekësor në qendrën ku banojnë e punojnë, detyrohen të shkëputen nga punët e ditës dhe të marshojnë me dhjetëra kilometra lodhje e shpenzime, për të kryer shërbimin që kanë nevojë. Shkak është ky çorganizim, që pushteti SALI e quan organizim e reformim shëndetësie. Një fakt: Në shkallë vendi, ky organizim i shërbimit shëndetësor alla-Sali, ka lënë afro 500 fshatra pa mjekë, pa mami, pa infermierë e pa ndihmësmjekë, aq sa nga largësia dhe urgjencat, punën e këtyre e bëjnë veterinerët.

Shëndetësia e sëmurë nga primitivizmi

Kush është detyruar të shkojë në spitalet e pushtetit SALI, padyshim që është gjendur përballë një shërbimi mjekësor primitiv, tamam si në ato qendrat vullnetare të ngritura në periferitë e vendeve të Afrikës. Duke mos bërë komente, po përmendim disa tregues primitiv që të ofron shërbimi në spitalet dhe poliklinikat e ambulancat shqiptare. Nëse do të bësh një analizë, duhet të sigurosh shiringat dhe provëzat. Nëse do të mjekohesh, duhet të blesh vetë pajisjet e medikamentet. Nëse do të shtrohesh në spitale, duhet të shkosh me të gjithë pajisjet personale, që nga batanijet e deri tek pantoflat e lugët, mbasi ato ose mungojnë, ose janë jashtë standardeve higjienike minimale.

Nëse do të mjekohesh kur je shtruar në spital apo shërbim ambulator 24 orësh, duhet të blesh çdo medikament e pajisje nga xhepi. Spitalet shqiptare nuk kanë as ashensor, as aspirim, as ngrohje, as freskim. Nuk kanë as ujë në dhoma për të larë duar e sy, madje as dushe, aq sa të sëmurët lahen në tualete, ose shkojnë e lahen në familjet e tyre. Ushqimi i të sëmurëve është jashtë standardeve të cilësisë së gatimit dhe normës së kalorive. Në spitale mungojnë aparaturat që kryejnë shërbime specifike për jetën e pacientëve, madje në shumë raste edhe aparatet rontgen e skaner, rezultojnë me defekt. Gjithandej sundon një rrumpallë e vërtetë e cila finalizohet me prepotencën dhe mungesën e shërbimit prej personelit të të gjithë niveleve, përveç rasteve kur e prenoton me pagesa private. Aq kritike është gjendja në institucionet shëndetësore shqiptare, sa mund të futesh si vizitor dhe del si pacient, sa mund të futesh me një sëmundje dhe del më dy e tre sëmundje të tjera. Qytetarët dhe pacientët, të gjendur përballë këtij realiteti primitiv në spitale e në krejt shërbimet mjekësore, thonë se ky nivel shërbimi jo vetëm nuk shëron, por rëndon shëndetin e tyre. Ndërsa kryeministri SALI del e reciton bejte premti-mashtrimesh për shërbim modern.

Fakti: 1 veteriner për 50 lopë, 1 mjek për 10 mijë banorë

Se sa vlerë ka jeta e njerëzve për këtë pushtet kusar e të kriminalizuar deri tek tenderat për letrat higjienike, këtë e dëshmon shërbimi shëndetësor që vepron në Shqipëri. Se sa prioritet i jep pushteti SALI jetës dhe shëndetit të njerëzve, po përmendim një ballafaqim të 3 fakteve zyrtare, ku dy kanë lidhje me shëndetin e kafshëve dhe një ka lidhje me shëndetin e njerëzve.

1. Në zonat fshatare në Shqipëri, sipas evidentimeve të bëra nga Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë dhe Ushqimit në prefektura, rezulton se ka 1 veteriner për 50 lopë.

2. Në Shqipëri, në çdo prefekturë, sipas borderove rezulton se ka 1 veteriner për 200 qen rruge.

3. Në Shqipëri, në zonat fshatare nëpër komuna, sipas evidentimeve të bëra nga Drejtorit e Shëndetit Publik në prefektura, rezulton se ka 1 mjek për 10 mijë banorë.

Mjafton ky raport skandaloz që tregon kujdesin e shtetit ndaj kafshëve dhe kujdesin e madh ndaj shëndetit të njerëzve, për të dëshmuar demagogjinë dhe denigrimin e pushtetit SALI në shërbimin shëndetësor shqiptar. Të gjithë fjalimet për reforma e modernizim të mbajtura me artopalantë rrugëve e tribunave prej kryeministrit SALI, janë vetëm broçkulla, janë mashtrime që vazhdojnë. Gjithçka e tregojnë këto tre fakte: Në Shqipëri, për çdo 50 lopë kujdeset një veteriner, për çdo 200 qenë rruge kujdeset një veteriner, ndërsa për çdo 10 mijë banorë kujdeset vetëm 1 mjek.

Ky raport i kujdesit shëndetësor ndaj popullatës është për zonat fshatare. Në të gjithë vendin, çdo komunë ka mesatarisht 10 mijë banorë. Në dispozicion të banorëve të tyre, pushteti SALI pas modernizimit në shëndetësi, ka caktuar vetëm 1 mjek për tu shërbyer. Fakti që komunat në Shqipëri kanë shtrirje deri në 20 kilometër gjatësi dhe 10 kilometër gjerësi territoriale, kuptohet qartë, se sa mund tu shërbejë 1 mjek 10 mijë banorëve, të cilët ndodhen në fshatra e lagje nga 1 deri në 2 e 3 orë larg njeri-tjetrit. Të detyruar prej pamundësisë së mjekut për tu bërë 10 mijë copa në 10-15 fshatra që ka komuna, banorët nisen drejt qendrave të qyteteve për ndihmë dhe shërbim mjek

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›