Idrizi: Mbi çdo parti, Shqipëria!

“Jemi mbledhur këtu pa ndarje, pa qënë armiq, por të gjithë si shqiptarë,sepse e duam Shqiperinë”. Kështu deklaroi kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në përmbyllje të fushatës elektorale, ndersa kryefjala ishte bashkimi i Shqipërisë, i cili fillon nga bashkimi ekonomik.
Në fjalën e tij, kreu i PDIU deklaroi se çështja çame qëndron në krye, duke cituar: “E duam Çamërinë, e duam Kosovën dhe e duam Shqipërinë, ashtu si e ka dhënë zoti”.
Në një fushatë e cila i përngjante një maratone, Idrizi përpos të tjerash, vendosi vlerat në krye, duke thënë se asnjë komb nuk mund të ecë përpara, nëse nuk mbron vlerat qytetare.