E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendetesia Shkolla drejt mbylljes

Rreth situates problematike qe paraqet shkolla 9-vjecare Ahmet Gashi ne Tirane ka reaguar dhe drejtoria e shendetit publik. Inspektoret e ketij institucioni thone se jane njoftuar te gjitha instancat e bashkise por deri tani nuk ka nje zgjidhje. Sipas tyre ne rast se gjendja do te vazhdoje e tille shkolla do te mbyllet.

Nder keta qe ka me shume probleme qe kemi ngritur prape zerin dhe pas rikontrollit eshte shkolla Ahmet Gashi ne njesine bashkiake nr.11 ne Laprake qe eshte nje shkolle e amortizuar ne totalin e vet. Pra jo vetem ne godina po duke filluar qe nga dyert dritaret hidrosanitaret bazat materiale palestra. Ne fillimisht e lame qe te hapet qe femijet te mos shperndaheshin per momentin meqenese ishte dita e pare e shkolles. Por qe nuk do te reshtim se instituari per mbylljen e kesaj shkolle thote Besa Shehu inspektore ne drejtorine e shendetit publik.

Por kjo nuk eshte e vetmja shkolle ne Tirane qe nuk ploteson kushtet. Jane dhe 5 shkolla te tjera te cilat kane probleme si ajo Mihal Grameno Osman Myderizi Siri Kodra Vasil Shanto dhe Kongresi i Lushnjes. Sipas inspektoreve jane lene detyra per permiresimin e kushteve ne te kundert do te merren masa me te rrepta.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›