E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla me kushte skandaloze lageshtira semur nxenesit

Drejtuesit e shkolles 9-vjecare Ahmet Gashi ne Tirane pranojne faktin se godina e kesaj shkolle e cila gjendet ne zonen e Laprakes pak metra larg qendres se Tiranes nuk i ploteson kushtet per mbarevajtjen e mesimit. Ata shprehen se bashkia e Tiranes me perjashtim te disa investimeve te vogla nuk ka rikonstruktuar asnjehere ambientet te cilat lene shume per te deshiruar nga dyshemeja e deri tek bankat ku nxenesit mesojne.

Si infrastrukture si godine eshte tejet e konsumuar. Mjedise te ngushta mungesa e banjave dhe pllaka e demtuar eshte e viteve 70 ose 80 thote Ndue Kolndreka drejtor i shkolles 9-vjecare Ahmet Gashi.

E nderkohe per kushtet e veshtira ne te cilat mesojne flasin vete nxenesit e shkolles Ahmet Gashi. Ata thone se nga lageshtira e madhe shumicen e diteve e kalojne te semure. Jane kushte shume te keqija gjithe muri ze myk e behet i zi. Eshte dhe problemi i banjes qe lene rubinetin hapur. Kete vit jane rregulluar icik kurse vjet ka qene me keq me xhama te thyer thote nje nxenes i kesaj shkolle.

Ne shkollen 9-vjecare Ahmet Gashi ne Tirane mesojne rreth 900 nxenes nga klasa e pare ne te 9 nje numer goxha i konsiderueshem i njejte me shkollen 28 nentori qe ndodhet ne krah te saj godina e se ciles eshte rikonstruktuar tre here nga bashkia.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›