Shëndetësia, debate PD-PS në komision

Shëndetësia përplas maxhorancën me opozitën në komisionin parlamentar. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në këtë institucion akuzuan qeverinë se nuk është bërë asgjë për përmisimin e kushteve në shëndetësi. Akuzat çuan në përplasje deklaratash fillimisht me ministrin Vasili më pas edhe me deputetët e tjerë të shumicës.
Dy deputetët socialist Eltar Deda dhe Klodiana Spahiu theksuan se edhe pse për shëndetësinë buxheti është 30 miliardë lekë dhe qytetarët vuajnë mungesën e urgjencave. Sipas tyre në spitale vazhdojnë të mos ketë as ilaçe as aparatura duke zemëruar besimin e pacientëve.
Pas debateve deputetët nuk ranë dakord për raportin e ministrit Vasili dhe strategjinë e paraqitur prej tij në lidhje me reformimin e urgjencave në të gjithë vendin.