E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shendeti i Nelson Mandeles

Familjarët e Nelson Mandelës kanë humbur shpresat për jetën e ish-presidentit të Afrikes së Jugut. Simboli i luftes kundër aparteidit ndodhet ne gjendje kome të përhershme dhe familja e tij po shqyrton mundesine per ta shkeputur nga paisjet që e mbajnë në jetë.
Fituesi i çmimit Nobel të Paqes, ndodhet i shtruar në një spital të Pretorias, në Afrikën e Jugut që prej datës 8 qershor. “Mjekët i kanë këshilluar familjes të shkëpusë paisjen që e mban në jetë në mënyrë artificiale dhe familjarët po e shqyrtojnë këtë mundësi”-shkruhet ne dokumentin që është paraqitur në Gjykatë në 26 qershor.
Bashkëshortja e Mandelës ka deklaruar se ai po vuan prej ditësh dhe se ajo nuk do që Mandela të vuajë më. Gjithesesi tani u takon gjykatësve të marrin vendimin. Ish- presidenti afrikano-jugor u shtrua rreth një muaj më parë në spitalin e Pretorias për shkak të një infeksioni të rëndë në mushkëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›