E Diel, 1 Nëntor 2026

Shendeti i femijeve, i ndjeshem ndaj mjedisit te ndotur

Faktoret me te rendesishem qe ndikojne ne shendetin dhe zhvillimin e femijeve jane pastertia e ushqimit dhe ujit, kualiteti i ajrit, mjedisi i sigurte ne shkolle dhe shtepi. Ekspozimi ne femijeri ne mjedise toksike, mund te shkaktoje jo vetem semundje te menjehershme, por njekohesisht rrit riskun e problemeve kronike per nje kohe te gjate, sipas specialisteve te Institutit te Shendetit Publik ne Tirane.

Te dhenat e sektorit te statistikes dhe teknologjise se informacionit (Ministria e Shendetesise) tregojne se situata mjedisore e shendetesore ne vendin tone eshte e rende pas studimeve qe ekspertet kane realizuar mbi ndikimin e lendeve toksike, te ajrit, ujit, ushqimit, kushteve te punes dhe te banimit, klimen rrethuese te trupave tane, etj.

Sipas specialisteve te ISHP-se, jane specifikuar kater semundje qe u shkaktohen femijeve nga efektet negative te mjedisit te ndotur qe jane ; semundjet respiratore te femijeve (astma, alergjia); crregullime te zhvillimit mendor; tumore feminore si dhe crregullime endokrine.

Popullsia ne vendin tone eshte relativisht e re, ku 33 per qind i takojne moshes nen 15 vjec, nderkohe qe veprimi i shume faktoreve mjedisore i ben femijet shtresen me te prekur te popullsise. Periudha e tranzicionit ne vendin tone solli levizje te medha demografike brenda territorit te tij, duke shkaktuar mbipopullimin e qendrave urbane, rritjen e ndotjes mjedisore dhe ndryshimet ne zakonet personale, te cilat cuan ne ndryshimin e struktures se semundshmerise dhe vdekshmerise ne te gjitha moshat, sidomos ne moshat foshnjore dhe feminore.

Statistikat e sektorit te statistikes dhe teknologjise se informacionit tregojne se shkaqet e vdekjeve vijne nga shume grupe semundjesh qe per vite japin vdekshmerine me te larte ne Shqiperi. Nese analizojme modelet e vdekshmerise foshnjore per periudhen 1995- 2002, sipas grup moshave te vecanta, shihet se grupmosha 0-1 vjec dhe 1-4 vjec kane vdekshmerine me te larte ne sistemin e semundjeve respiratore, semundjeve gastrointestinale dhe semundjeve infektive. Ndikim te madh ne kete grup-semundjesh kane menyra e ushqyerjes, kushtet higjieno-sanitare, faktore te industrializimit, gjeofizik, etj.

Rritja e nivelit te ndotjes se mjedisit dhe ndryshimet ne kujdesin vetiak kane cuar ne ndryshimin e semundshmerise, e cila shoqerohet me ndryshimin e struktures se vdekshmerise ne keto 10 vjetet e fundit. Nga te dhenat e Institutit te Statistikes (INSTAT), vihet re se vdekshmeria foshnjore eshte me e larte ne zonat rurale - 59 per qind, te cilat jane zona qe mendohet se kane probleme klimaterike, te ndotjes dhe gjeoparazitare. Ne aspektin e patologjive per kete grup-moshe, vecohen semundjet e aparatit te frymemarrjes, qe zene 27 per qind te rasteve te vdekjeve ne total.

Sipas specialisteve te ISHP-se, semundjet e aparatit te frymemarrjes pasohen nga semundjet e moshes perinatale, semundje simptomatike, semundje te aparatit te qarkullimit te gjakut, infeksione te sistemit nervor qendror, infektive, etj. Ata rekomandojne nevojen e studimeve te mirefillta per ndikimin e faktoreve mjedisore ne shendetin e femijeve dhe sidomos ne moshat me te ndjeshme (0-1 vjec dhe nen 5 vjec). Disa rrethe dhe qarqe kane vdekshmeri foshnjore me te larte se mesatarja e vendit, si p.sh. ne qarkun e Elbasanit vdekshmeria foshnjore dhe ajo feminore jane ne nivele te larta, gje qe kerkon studime te faktoreve mjedisore ne grup moshat me te ndjeshme ne kete zone.

Sipas studimeve ne Europe, nje nga semundjet e sistemit respirator qe ndikon tek femijet eshte astma - 10% e femijeve. Astma dhe semundjet e tjera respiratore akute dhe kronike jane shkaqet kryesore per trajtimin dhe hospitalizimin e femijeve. Keto semundje ne vendin tone, gjithashtu, perbejne nje grup te rendesishem qe japin nje vdekshmeri te larte te kesaj grup-moshe, sepse femijet jane grupi me i ndjeshem nga ndotja e mjedisit dhe nuk duhet te konsiderohen si "te rriturit e vegjel". Ata jane vecanerisht te ekspozuar nga toksinat ne uje, ushqim dhe ajer, sepse ata pijne me shume uje, hane me shume ushqim dhe marrin me shume ajer se sa te rriturit ne raport me volumin e trupit. Ata thithin me shume nga lendet qe marrin. Ndersa i rrituri thith 10% te plumbit ne ushqim, femija thith 40% te tij.

Nga statistikat verehet se numri i vdekjeve te shkaktuara nga sistemi respirator ne moshen 0-14 vjec, ze 25 per qind te vdekjeve ne pergjithesi. Pjesen kryesore te semundjeve, 82.4 per qind, e perbejne rastet e grupit te pneumonise dhe bronkopneumonise, ndersa ne vend te dyte jane semundjet kronike dhe astma me 9.3 per qind.

Per te patur nje mjedis te mire per femije me te shendetshem, politikat e shendetit publik rekomandojne bashkepunim per lidhjet e faktoreve mjedisore dhe shendetit; kryerjen e studimeve mbi faktoret mjedisore qe ndikojne mbi shendetin; identifikimin e faktoreve mjedisore dhe reduktimi i pasojave te shkaktuar nga keta faktore.

Ajri qe vret femijet e Evropes

Sipas nje studimi te publikuar nga gazeta britanike Lancet, nje ne tre raste te vdekshmerise tek femijet evropiane te moshes 0-10 vjec shkaktohen nga faktore mjedisore. Keta faktore jane ndotja e ajrit te mjediseve te mbyllura dhe te hapura, ujerat e ndotura, karburantet me plumb, etj.

Po te llogarisim ne shifra humbjet e Evropes gjate nje viti, del se cdo vit shkaktohen 100 mije vdekje dhe 6 milion vjet jete te shendetshme te humbura te femijeve dhe adoleshenteve. Ndotja e mjedisit shkakton vdekjen e 13 mije femijeve nen moshen 4 vjec, si pasoje e infeksioneve ne rruget e frymemarrjes, astma, lindje nen peshe te foshnjave dhe mos funksionim te mushkerive.

Sipas OBSH-se, me shume se 5 mije jete mund te shpetohen nese nivelet e ajrit ne keto shtete do te uleshin ne kufijte e caktuar nga Bashkimi Evropian. Studimi tregon gjithashtu, se rreziqet jane te shperndara ne menyre te pabarabarte. Vdekshmeria eshte me e larte tek femijet e shteteve, te cilat kane qene pjese e ish-Bashkimit Sovjetik, te percjella nga shtetet e Evropes Lindore, duke mos perjashtuar ketu edhe ato te Evropes Perendimore.

Lenda e ngurte ne ajer

Tirana 5 here me shume se BE

Elbasani 3 here me shume se BE

Korca 2 here me shume se BE

Fieri 2 here me shume se BE

Durresi 3 here me shume se BE

Pasojat e ndotjes:

Semundje kancerogjene

Bllokim te rrugeve te frymemarrjes

Shkakton astme

Pluhuri dhe vapa japin alergji

Semundje te lekures


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›