E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet klimatike, rrezik edhe per shqiperine

Shqiperia eshte nje nga vendet qe mund te preket nga ndryshimet klimaterike te planetit Toke per shkaqe globale dhe te industrise se prapambetur qe ka trasheguar, u shprehen dje, burime te Ministrise se Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave. Sipas ketyre burimeve, pershpejtimi i ndryshimeve klimaterike te planetit tone eshte i demshem per te gjithe, por me te rrezikuara jane vendet e paindustrializuara qe nuk kane mundesi te perballojne koston e pasojave te ketij fenomeni. Vendi yne edhe pse eshte vend qe krahasuar me te tjeret ka shifra relativisht te uleta te emetimit te karbonit, shkaktarit kryesor te pershpejtimit te ndryshimeve klimaterike, e ka te veshtire te perballoje efektet negative te ndryshimit te klimes.

Per te perballuar kete fenomen nje pjese e Strategjise Kombetare te Mjedisit perqendrohet kryesisht ne rritjen e eficences energjetike, ne reduktimin e humbjeve te energjise dhe ne shtimin e prodhimit te energjise nga burimet e rinovueshme.

Ne aspektin global, pasojat e fenomenit te ndryshimeve klimaterike lidhen me rritjen e temperaturave, e cila shkakton efektet zinxhir ne fushat e tjera, duke ndikuar ne rritjen e periudhes se thatesires, rritjen e shpeshtesise se reshjeve, rritjen e nivelit te ujerave si pasoje e shkrirjes se akullnajave, renie te nivelit te ujerave te embla, depertim te ujerave te kripura ne ujerat e embla dhe humbjen e larmise biologjike.

Sipas studimeve te bera, pritet qe temperaturat mesatare vjetore globale, ne harkun kohor te 100 viteve, te rriten me 5.8 grade celsius. Ne Shqiperi ka nje vleresim te kryer, sipas se cilit, rezulton se deri ne vitin 2025 temperatura mesatare vjetore parashikohet te rritet me 1 grade celsius, ne 2050 mendohet te rritet me 1.8 grade celsius dhe ne 2100 te rritet me 3.6 grade celsius.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›