E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, rruga do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të turizmit

Po shkon drejt përfundimit një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore turistike, rruga që lidh Velipojën me Shëngjinin.

Investimi me vlerë 3.8 miliardë lekë, pritet të sjellë një zhvillim të mëtejshëm të turizmit në bregdetin e Adriatikut, ndërsa shkurton distancën mes dy plazheve nga 66 km që kryhej për 1 orë e 20 minuta në vetëm 15 km për 20 minuta.

Për banorët kjo vepër infrastrukturore është e shumëpritur pasi rrit turizmin, fuqizon biznesin dhe zhbllokon trafikun që paralizonte pushuesit me orë.

Aksi panoramik ruan peizazhet natyrore të plazheve të Shëngjinit, Ranës së Hedhun, Rrjollit dhe lagunës së Vilunit, duke e kthyer zonën në një destinacion tërheqës.

Investimi ka sjellë rritje të ndjeshme të vlerës së pronave, ndërsa pritet të nxisë projekte të reja në fushën e turizmit dhe hotelerisë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›