Shëngjin, gjuante peshk me dinamit, plagoset rëndë 23-vjeçari

Një i ri i cili gjuante peshk me lëndë plasëse ka rrezikuar jetën, pasi është plagosur dhe ndodhet gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës.
Ngjarja ndodhur në vendin e quajtur “Rana e hedhun” në Shëngjin ku Preng Ndoci ka qënë duke peshkuar me dinamit por lënda plasëse i ka shpërthyer duke e plagosur rëndë 23-vjeçarin.
Menjëherë ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë por jashtë rrezikut për jetën.
Sipas bluzave të bardha të spitalit të Lezhës, 23-vjeçari ka dëmtime në njërin sy si dhe ka humbur njërën dorë.Ndërkohë policia e Lezhës po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. /Indeksonline/