Serbët e Kosovës takohen sot me Daçiqin dhe Vuçiqin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, dhe zëvendëskryeministri Aleksandar Vuçqi, në Beograd do të takohen sot me përfaqëeusesit e serbëve të pjesës veriore të Kosovës, me ç’rast do të diskutohet për situatën aktuale.
Siç raportojnë mediat serbe, në delegacionin e serëve të pjesës veriore të Kosovës do të jenë përfaqësues nga Zubin Potoku, Leposaviqi, Zveçani dhe Mitrovica.
Konsiderohet se njëra nga çështjet, që mund të gjendet në agjendën e takimit, mund të jetë edhe ajo e zgjedhjeve lokale në Kosovë , më 3 nëntor./Indeksonline/