Shëngjin, zjarr i fuqishëm në magazinat e stabilimentit të peshkut
Shëngjin- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë njërën nga magazinat qëndrore të stabilimentit të peshkut të kompanisë Rozafa Fish në rrethin e Shëngjinit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9: 45 të mëngjesit të ditës së sotme, ku dyshohet se shkak për rënien e zjarrit mund të jetë bërë luhatja e tensionit.
Fatmirësisht mësohet se nuk ka të demtur në njerëz edhe pse brenda magazinë ndodheshin të gjithë punëtorët e fabrikës.
Por flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ku mësohet të jenë djegur motorët dhe frigoriferët që mbanin peshkun.
Sipas pronarit të fabrikës, gjatë ditës së sotme ka patur luhatje të shpeshta tensioni, çka e bën atë të arrijë ta identifikojë si shkakun e rënies së zjarrit që është ndezur menjëherë.
Forca të shumta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.