Shëngjini pret sezonin, përgatitje për të pritur turistët e parë
Ndërsa Shëngjini i afrohet datës së çeljes së sezonit, njësia vendore vijon sipas planit punën për krijimin e kushteve sa më të mira për pushuesit.
Ndryshe nga vitet e tjera, ndërhyrja për pastrimin e plazhit të Shëngjinit për sezonin e ri turistik ka nisur herët, duke synuar që gjithçka të jetë gati brenda datës 1 qershor.
Ndërhyrja është shtrirë në të gjithë territorin e plazhit të Shëngjinit, ndërsa në aksionin e pastrimit janë përfshirë 40 punonjës.
Përgjegjësi i Shërbimeve pranë komunës Shëngjin, Kolec Grizha thotë se ndërhyrjet synojnë përmirësimin e kushteve për pushuesit që do të zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet.
Sezonin e kaluar Shëngjini shënoi rritje të ndjeshme të numrit të pushuesve, ndërsa për këtë vit drejtuesit vendorë dhe operatorët turistikë presin që numri të jetë më i lartë për sezonin e ri.