Shënohet 100-vjetori i Marie Krajës

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Artistes së Popullit, sopranos lirike, Marie Kraja, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, në Tiranë, u vu në skenë koncerti homazh “Në Flatrat e Këngës”.
Koncerti u luajt nga solistët dhe orkestra simfonike e Teatrit, nën dirigjimin e mjeshtrit Zhani Ciko.
Në program u ekzekutuan pjesë nga “Idomeneo”, “Ivan Susanin”, “Rusalka”, “Mrika”, “La Boheme”, “Tosca”, Rigoletto”, etj .
Marie Kraja u lind më 24 shtator 1911, në Zarë të Dalmacisë, dhe vdiq më 21 nëntor 1999, në Tiranë.
Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Marie Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm, si për shembull, me titullin “Artiste e Popullit”, me urdhërime klasit të parë “Naim Frashëri”, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës”, etj.
Koncerti “Në Fatrat e Këngës” ishte një bashkëpunim i Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.