Dokumentar për Nënën Terezë

Dokumentari për bamirësen shqiptare u realizua nga regjisori Kujtim Gjonaj, me materiale arkivore të AQSHF’së dhe të Arkivit të Vatikanit. Në afro 50 minuta të filmit u shpalos figura e Nënë Terezës, që nga lindja, vendimi për t’u bërë misionare në ndihmë të të varfërve, vdekja, e deri tek lumturimi i saj nga Papa Gjon Pali II, në Vatikan, në vitin 2003.
Dokumentari për jetën e Nënë Terezës shfaq një grua misionare, ndonëse jo si gjithë të tjerat, por si një bamirëse që sakrifikon gjithçka për ndihmë ndaj të varfërve.
Ndryshe, më 19 tetor (sot) shënohen tetë vjet nga lumturimi i Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, gjegjësisht humanistes shqiptare Nënës Terezë, që fitoi Çmimit Nobel për Paqe. Gjashtë vjet pas vdekjes, ajo u shpall "E Lumturuar”, një moment ky që hapi rrugë edhe shenjtërimit të saj.