E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shenohet njevjetori i tragjedise ne Liqenin e Ohrit

Shenohet sot nje vjetori i tragjedise ne ujerat e Liqenit te Ohrit ku humben jeten 15 turist bullgar.

Homazhet do te behen ne oret e pasdites ne vendin ku ka ndodhur tragjedia- fundosja e anijes Ilinden ne afersi te Eleshecit. Familjaret e viktimave delegacionet e komunave Oher Antov dhe Pirdop te kryesuara nga kryetaret e komunave te permendura do te vendosin buqete me lule te fresketa.

Me 5 shtator te vitit te kaluar rreth ores 10.35 ne nje largesi prej afro 200 metra nga bregu ne afersi te plazhit Eleshec nga shkaqet akoma te pazbardhura u fundos anija Ilinden me te cilen leviznin rreth 50 turist bullgar. Ne kete tragjedi humben jeten 15 turist bullgar.

Tashme prej nje viti jane duke u zhvilluar hetimet rreth kesaj tragjedie qe konsiderohet tragjedia me e madhe ne historine e ujerave te Liqenit te Ohrit. Pritet qe se shpejti te filloje edhe procesi gjyqesor per te pandehurit e kesaj tragjedie per te zbardhur teresisht rastin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›