E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Zelanden e re shkakton deme te medha materiale

Nje termet me magnitude 70 ka goditur ishullin e Jugut te Zelandes se Re njofton sherbimi gjeologjik amerikan. Sipas ketij sherbimi epiqendra e termetit ishte 55 km ne veri-perendim te qytetit Christchurch ne nje thellesi prej 12 km.

Nderkohe policia ka deklaruar se nga termeti ka pasur deme te medha materiale dhe shume ndertesa dhe rruge jane demtuar si dhe ka nderprerje te energjise elektrike. Sipas BBC-se dy persona jane plagosur rende nga renia e nje muri ne banesen e tyre.
Gjithashtu mesohet se eshte shpallur gjendja e jashtezakonshme ne qytetin Christchurch qyteti i dyte me i madh ne Zelanden e Re me nje popullsi 386.000 banore.

Nderkohe radio Zelanda e Re njofton se tronditjet nga termeti u ndjene per nje kohe te gjate dhe toka u drodh per afro 40 sekondash. Nje gazetari i nje gazete lokale i cili ndodhej ne katin e shtate te nje hoteli ne qytetin Christchurch kur ndodhi termeti rrefen ngjarjen.

Une u zgjova nga nje zhurme e madhe. Duke qene ne Zelanden e Re nuk eshte e pazakonte qe te ndjehen termetet por tronditjet nisen gradualisht dhe me pas moren permasa te medha. Per nje moment mendova se po shembej ndertesa dhe u bera gati per te zbritur theksoi ai.

Me tej ai vazhdon kjo ishte nje pervoje shume e hidhur. Isha shtrire ne krevat dhe per nje moment pash te gjitha ndertesa te lekundeshin.
Nderkohe gazetat lokale shkruajne se termeti u ndje me shume ne jug te vendit duke perfshire qytetin Christchurch dhe qytetin ku ndodhet porti Timaru.
Policia ka deklaruar se jane raportuar deme dhe nderprerje te energjise edhe ne qytetin Dunedin 360km ne jug-perendim te vendit.
Kryebashkiaku i qytetit Christchurch Bob Parker ka theksuar se ky termet ka shkaktuar deme te konsiderueshme ne disa pjese te qytetit.

Oxhaqet dhe muret ne disa banesa te vjetra kane rene jane bllokuar rruget dhe ka nderprerje me furnizim te energjise elektrike shtoi ai.

Nderkohe njoftohet se si pasoje e termetit eshte mbyllur edhe aeroporti Nderkombetar i Christchurch .
Nderkohe Susan Birkbeck nje banore e Christchurch i cila jeton ne qender te qytetit rrefen per BBC se gjithcka qe ndodhi ishte mjaft tronditese dhe se banoret jane te frikesuar se cfare do te ndodhe me pas.

Une isha ne gjume kur papritmas ne shtepi filluan lekundjet dhe permomentin nga zhurma mendova se nje kamion i madh po hynte ne shtepine time.

Une tani jam ulur ne shtratin tim e rrethuar me xhama te thyer dhe e kam asnje ide se cfare te bej. Perreth kam vetem muret dhe catine dhe kjo eshte e tmerrshme shtoi ajo.

Disa banore te Christchurch ka kane rrefyer per BBC se shume persona kishin dale ne rruge me pizhama dhe ishin mjaft te frikesuar dhe te shqetesuar . Ata theksojne se ky ishte termeti mei forte qe ishte perjetuar ndonjehere.

Zelanda e Re eshte nje shtet ishullor ne pjesen jugperendimore te Oqeanit Paqesor. Zelanda e Re perfshin nje territor prej 268680 kmsup2 dhe 4.3 milion banore. Vendi perjeton me shume se14.000 termete ne vit nga te cilat rreth 20 te tilla kane nje shkalle me te madhe se 50 balle.
Ky termet eshte regjistruar nder 10 me te fuqishmit e Zelandes se Re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›