Prifti: Situata në HEC-e, normale

Ministri i Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti hedh poshtë akuzat e opozitës për keqmenaxhim të situatës dhe kërkoi solidaritet për të kapërcyer gjendjen e krijuar nga përmbytjet. Prifti deklaroi se situata po menaxhohet nga ekspertët më të mirë dhe se niveli i ujit në Fierzë ka qëndruar sipas të gjtihë parametrave. Prifti shpërndau një shpjegim të rregullores për kuotat e liqenit dhe ku në tre muajt e fundit të vitit 2009, niveli i lejuar është 290 metra.
Ndërkaq kreu i Korporatës Eleketronenergjetike Shqiptare Muharrem Stojku gjithashtu hodhi poshtë akuzat e opozitës për import të energjisë elektrike pasi sipas tij i vetmi institucion përgjegjës për këtë detyrë është kompania çeke CEZ.
Ndërkaq të dy drejtuesit e lartë siguruan se portat e hidrocetraleve janë të sigurta, ndërsa nuk shpresën ndonjë optimizëm për marrëdhëniet me rajonin pasi paraqitet e njëjta situatë.