E Diel, 1 Nëntor 2026

Shënon gol futbollisti më i vjetër/ Japonezi Miura realizon ndërsa ka mbushur plot 59 vjeç

Nuk dihet se çfarë fjalësh mund të gjenden në këtë rast.

Kazijoshi Miura është një “alien” I vërtetë I futbollit, dhe për të vlen me të vërtetë shprehja që “mosha është thjesht një numër”.

Futbollisti më I vjetër I botës jo vetëm që vazhdon të luajë ndërsa ka 59 vite mbi supe, por edhe arriti ta gjente rrugën e rrjetës.

Shënoi në ndeshjen që skuadra e tij, Fukushima, e fitoi 7-0 ndaj rivalit Iuaki Furukaua në Kupën e Perandorit në Japoni.

Miura realizoi për 5-0.

Legjenda japoneze kishte 4 vjet që nuk ia dilte, që nga nëntori 2022, dhe tani është jo vetëm futbollisti më I vjetër I botës, por edhe më I vjetri që e dërgon topin në brendësi të portës.

I mbiquajtur “Mbreti Miura” në vendin e tij, ai është një nga personazhet më të dashur, dhe ishte fytyra e ligës profesioniste japoneze që nisi në 1993.

Sulmuesi do të mbyllë sezonin e 42-të në një karrierë të lavdishme, ndërsa është shënuesi I dytë më I mirë I kombëtares së Japonisë me 55 gola në 89 ndeshje.

Kazijoshi Miura ka deklaruar se do të vazhdojë të luajë futboll edhe pasi të mbushë 60 vjeç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›