Sherbim i Proves perfitues rreth 1 mije te denuar per vitin 2010

Analiza e nje viti/ Sherbimi bashkepunim me pushtetin vendor dhe OJQ-te per mbarevajtjen e mbikeqyrjeve te ketyre personave. Rritje e numrit te perfituesve ulje e mbipopullimit ne burgje
Dy vjet me pare nisi te behej realitet zbatimi i denimeve alternative ne burgjet shqiptare duke perfituar deri ne kete moment rreth 1 600 te denuar ne shkalle republike. Qellimi ishte lehtesimi i mbipopullimit ne burgje por edhe riintegrimi i te denuarve qe plotesonin kriteret e vendosura per perfitim nga ky sherbim. Efektet e para ishin pozitive pavaresisht se niveli i informimit te avokateve dhe personave qe perfitonin ishte me i paket nga ai qe kane sot. Stafi i Sherbimit te Proves nisi fillimisht punen ne kryeqytet ku ishte edhe numri me i madh i burgjeve dhe me pas u shtri hap pas hapi edhe ne disa qarqe te tjera. Dite me pare Sherbimi i Proves beri analizen e punes per vitin qe kaloi dhe rezultatet e arritura ndersa prezantoi edhe objektivat qe kane per vitin 2011. Ky vit i ri e ka gjetur Sherbimin e Proves me 60 raste nen mbikeqyrje per kryeqytetin. Nga burime prane ketij sherbimi mesohet se 25 kerkesa kane mberritur nga gjykata ndersa 15 kerkesa nga Prokuroria. Historia e suksesit qe po njeh deri tani ky sherbim e ka bazen te bashkepunimi nderinstitucional. Hapi i pare qe ndermori kreu i ketij sherbimi drejtori Arben Sefgjini bazuar ne rregulloren per Sherbimin e Proves dhe udhezimeve te ministrit te Drejtesise ishin urat e bashkepunimit me pushtetin vendor qe do ta bente me te lehte mbarevajtjen e mbikeqyrjes si dhe me OJQ dhe organizata te tjera jofitimprurese te realizuara permes memorandumeve te bashkepunimit. Te gjitha keto levizje dhane frytet e tyre dhe ne afro dy vjet nga fillimi i kesaj pune ka mberritur ne 2 mije perfitues nga ky sherbim ne gjithe vendin.
Thyerja e rregullit revokim i denimit alternativ
Ne statistikat e paraqitura gjate kesaj analize binte ne sy nje numer i vogel rastesh te thyerjes se rregullave te denimit alternativ. Vetem tri raste nga keto dy te mitur dhe nje ne moshe madhore. Ndryshe nga nje vit me pare kete vit rastet ishin me te uleta mund te thuhet te pakonsiderueshme dhe gjithcka ka ardhur per shkak te mirinformimit te personave qe kerkojne te perfitojne nga ky sherbim. Qysh ne fillim specialistet e ketij sherbimi njohin personat qe kerkojne liri me kusht se cilat jane rregullat qe duhen zbatuar pasi permbushja e kritereve te vendosura per te perfituar nga Sherbimi i Proves nuk do te thote qe ti u lirove dhe mund te veprosh si te duash. Konsiderohet nje kusht qe ti te lexosh detyrimet qe ke pas lirimit dhe atyre duhet tu permbahesh pasi ne te kundert lirimi mund te revokohet po me vendim gjykate dhe te konvertohet serish ne denim me burg. Nga ana e specialisteve te Sherbimit te Proves pergatiten raporte javore qe mund ti kerkojne prokurorit per paralajmerimin apo dhe kthimin ne burg te personit qe thyen rregullin. Raportet per mospermbushje te detyrimeve i dergojme shpesh prane prokurorit por jo per te gjitha raportet e derguara personit i revokohet denimi me kusht ne denim me burg pasi arsyet pse ndodh mospermbushja e detyrimeve jane te ndryshme nje mungese informacioni ne vendin e banimit apo dhe te tjera arsye jo te renda. Prokurori i paralajmeron per permbushjen e detyrimeve pasi ne te kundert rrezikojne konvertim te denimit ne burg dhe nuk ndodh me qe te kete probleme me keta persona shprehen per gazeten nga Sherbimi i Proves. Po te njejtat burime na bejne te ditur se nje nder rastet e bera publike te thyerjes se denimit me kusht ka qene ai i Fiqiri Xibrit i denuar per te njejten veper penale per te cilen i riarrestua gjate demonstratave te dhunshme te 21 janarit. Gjykata e kishte liruar me kusht qe te mos kryente te njejten veper penale nderkohe qe duhej te zbatonte rregullat e denimit alternativ.