E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimet e fundit të Podesta zbulohet kontrata 360 mijë $

podestaQeveria Berisha ka përdorur arkën e shtetit për të paguar kompaninë Podesta, në këmbim të asistencës së ofruar për fushatën elektorale të 23 qershorit. Në këtë drejtim janë përdorur paratë e taksapaguesve shqiptarë, pasi kjo kompani e ka kryer këtë shërbim në mënyrë intensive, pikërisht në muajin e fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit. Gazeta Shqip ka zbuluar shpenzimet e kryera nga kontrata e qeverisë në ikje, e cila është firmosur në një vit zgjedhor. Vlera e pagesës në arkën e Podesta-s është 360 mijë dollarë amerikanë për një periudhë 6-mujore. Ashtu si dhe në të gjitha kontratat e tjera të zbuluara nga gazeta Shqip, ajo mes Podesta-s dhe qeverisë Berisha ka si qëllim kryesor forcimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe qeverisë shqiptare, pa pasur në konsideratë një kauzë, apo një finalizim të ndonjë projekti, si p.sh. konkretizimin e marrëveshjes mes dy qeverive, apo përfitimin e ndonjë fondi të posaçëm nga qeveria e SHBA-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›