E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami, tjetër skandal. tenton të shesë qindra ton melate për skrap

imamiNën petkun e transparencës, Ministria e Mbrojtjes  po planifikon deri në minutën e fundit të qëndrimit në pushtet, shitjen e qindra e qindra tonëve lënde të parë si: çelik, nikel, bakër, alumin, bronz, tunxh, për skrap.

Bashkia e Tiranës nuk lejon nevojtarët të sigurojnë kafshatën e bukës, por Ministria e Mbrojtjes në drejtimin e zotit Imami  po siguron shuma të majme nga shitjet e nxitimta, të cilat, sidoqoftë nuk kapin vlerën reale të tregut.

Vlera fillestare e ankandit që do të zhvillohet me 9 shtator në dikasterin e Mbrojtjes është 67, 5 milionë lekë.

Ankandi është vendosur të bëhet në momentin e fundit të ushtrimit të funksionit të ministrit Imami, në të njëjtën ditë kur parlamenti shqiptar mblidhet për të mandatuar qeverinë e re.

Në dukje, shifra 67,5 milioneshe duket shume e larte, por sipas një vëzhgimi në treg, të bërë nga Shqiptarja .com del se vlera e çdonjerit prej 1705 loteve, është planifikuar të shitet me çmim, rreth 3-4 herë më të ulët se në treg.

Ky është skandali i radhës i ministrisë së Imamit, justifikuar me faktin se lënda e parë është jashtë nevojave të forcave të armatosura.

Gjatë paradites së sotme Ministria e Mbrojtjes do të zhvillojë ankandin tjeter për shitjen helikoptereve dhe motorët e avionëve, të cilët, sipas këtij dikasteri, nuk do të përdoren më nga Forcat e Armatosura.

Pas humbjes në zgjedhjet e 23 qershorit, ministritë po nxitojnë të japin me koncension, apo të shesin pajisje me çmime qesharake, duke dashur të shfrytëzojnë çdo minutë të qëndrimit në pushtet, edhe pse pse qeveria ndodhet në statusin kujdestare dhe nuk ka të drejtë të marrë vendime të rëndësishme, që lidhen me financat e vendit.

Por, pas publikimit të lajmit në media, Imami ka vendosur ta anulojë tenderin.

Sipas konfirmimit zyrtar të ministrisë së Mbrojtjes ankandi anulohet,  për shkak se ka patur disa kërkesa nga pjesëmarrësit në ankand për disa çështje teknike të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›