Sherbimet funerale fshehin nje rrjet... trafiku droge!
te pakten 13 persona u arrestuan dje ne mengjesn ne Palermo te Italise, te akuzuar per trafik droge. Ata fshiheshin pas nje ndermarrjeje te sherbimit funeral, njoftoi prefektura dhe policia financiare e Palermos ne nje komunikate. Ne gjuhen e koduar te perdorur nga te dyshuarit, sherbimet funeber nenkuptonin ngarkesa hashashi dhe ne arkivole fshihej kokaine, sipas hetuesve. Po keshtu, trafikantet perdornin edhe nje kod rrugor te vecante: me ane te figurave, kokaina paraqitej me makina jashte rruge dhe motoret 200 kuaj fuqi nenkuptonin paketa 200 gram hashash. Arrestimet u kryen pas dy vitesh hetimi ne nje lagje te Palermos, ku shitesit e droges vepronin shpeshhere ne bashkepunim me banoret, njofton komunikata. Policet ndoqen nje piste hetimi pas nje vjedhjeje ilacesh me permbajtje droge ne nje spital te Palermos.