E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetehelmohet e mitura, mister shkaqet

Nje 14-vjecare, nga qyteti i Durresit, dyshohet se ka tentuar vetehelmimin mbremjen duke u gdhire dita e djeshme, per motive ende te paqarta. E mitura, me iniciale E.R., lindur ne Diber dhe banuese ne lagjen numer 15 te Durresit, aktualisht ndodhet e shtruar ne Spitalin Ushtarak te Tiranes. Burime nga Drejtoria e Policise se Qarkut bene te ditur dje se ende nuk eshte zbardhur ajo qe ka ndodhur ne shtepine e banoreve te ardhur disa vjet me pare nga Dibra dhe te vendosur ne zonen periferike te njohur ndryshe si "Spitalla". Te njejtat burime saktesojne se familjaret e vajzes ndodhen prane saj ne spitalin e kryeqytetit dhe pritet rikthimi i tyre per t'i marre ne pyetje. Nderkohe policia shtoi se shpjegime me te hollesishme pritet te jape deshmia e vajzes, por ajo ende nuk eshte ne nje gjendje te tille shendetesore qe te mund te lejoje nje seance pyetjesh.
K.J

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›