E Diel, 1 Nëntor 2026

Shërbimet publike- Sindikatat tubim sensibilizues, fokus paga më të larta dhe ndalim i privatizimit

Mungesë stafi, paga të ulëta, rreziku që vjen nga privatizimi i shërbimeve publike, por edhe emigracioni, ishin kryefjalë e shqetësimeve të ngritura nga Unioni i Sindikatave. Të mbledhur në një tubim sensibilizues edhe në Ditën e Shërbimeve Publike, përfaqësues të sindikatave vunë theksin në krijimin e vendeve të punës, por edhe i bënë thirrje qeverisë të ndalojë privatizimet në shërbimet publike, që sipas tyre është abuzim i hapur.

“Ngremë zërin në ditën e 23 qershorit, që është Dita e Shërbimeve Publike. Për sa i përket mungesës së mësuesve, mungesës së stafit pedagogjik, mungesës së infrastrukturës nëpër shkolla, radhëve të gjata nëpër spitale, mungesës së mjekëve dhe infermierëve, të cilët po emigrojnë çdo ditë. Sot sensibilizohemi për shërbime publike më të mira dhe më dinjitoze”, tha Ilia Kondi, Koordinatori Kombëtar i Unionit.

Unioni i Sindikatave në Shqipëri, në bashkëpunim edhe me Federatën Evropiane, por edhe me sindikata partnere, e konsiderojnë këtë ditë si një thirrje për vëmendje ndaj një sektori që, sipas tyre, po përballet me vështirësi të theksuara strukturore.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›