Shërbimet sociale, Ksera: Shumë shoqata të palicensuara

Gjatë 22 viteve të fundit, qëndrat e shërbimeve sociale janë vënë në qëndër të akuzave për abuzim dhe shpesh herë për veprimtari të paligjshme. Sipas Ministrit të punës Spiro Ksera, krahas qëndrave shtetërore funksiojnë edhe ato jopublike. Por në shumicën e rasteve mjaft shoqata ushtrojnë aktivitetin e tyre pa qënë të licensuara.
“Bazuar në të dhënt e hartës, në Shqipëri sot afrohen 291 shërbime shoqërore, nga të cilat 251 subjekte jo-publike. Krahasuar me 2009 vërehet dyfishim i shërbimeve. Por përveç 120 shoqatave të licensuara për të ofruar shërbime, është konstatuar se ushtrojnë aktivitet edhe rreth 150 të tjera të palicensuara” ka theksuar Ksera.
Problematika e shërbimit social ka një diferencë të madhe mes fshatit dhe qytetit. Në zonat urbane shërbrimet sociale zënë 90%, ndërsa në ato rurale ka një shtrirje të vogël të këtyre shërbimeve, pra vetëm 10%. Ministria e punës nëpërmjet një programi të veçantë publikon hartën e shërbimeve sociale në të gjithë vendin sipas llojit të shërbimeve.