E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç mund të dorëhiqet, shkak i Kosova

Presidenti serb Boris Tadiç planifikon që në prill të japë dorëheqje, në shenjë proteste ndaj ndalimit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në pjesën veriore të Kosovës, raportojnë mediat e Beogradit.

Deri atëherë, kreu i Partisë Demokratike do të ketë kohë që aktivisht, si president shteti, të marrë pjesë aktive në fushatën zgjedhore, derisa të japë dorëheqjen.

Edhe pse kryetarja Parlamentit serb, Slavica Dukic Dejanovic, ka thënë se zgjedhjet “në Kosovë do të mbahen në përputhje me Rezolutën 1244”, pakkush në Serbi beson se UNMIK-u do ta ndihmojë Serbinë në këtë drejtim.

Liderët serbë në veri të Kosovës prej kohësh janë ferrë në sy të bashkësisë ndërkombëtare, gjë të cilën e dëshmon kërkesa zyrtare e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kërkoi nga Beogradi eliminimin e strukturave paralele dhe ilegale në veri.

Një pjesë e opozitës serbe akuzon Tadiçin se po kalkulon me zgjedhjen për kreun e shtetit, në mënyrë që të siguroj një dominim në media, ndërsa rivalëve t`u japë më pak kohë për fushatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›