E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherbimi 3G monopol

Autoriteti i Konkurences i kerkon Ministrise se Inovacionit dhe Teknologjise se Informacionit te liberalizoje sa me pare tregun e sherbimit 3G.

Sipas ketij enti kjo mase eshte e nevojshme per rritjen e konkurueshmerise ne sektorin e komunikimeve elektronike.

Autoriteti konkurences kerkon qe te jepen po aq licensa sa eshte edhe numri i operatoreve te telefonise celulare ne treg.

Sipas autoritetit duhet qe licensat te jepen ne te njejten kohe dhe duke ndjekur te njejten procedure si per dhenien e licenses se pare ne menyre qe te garantohet konkurenca e lire per kete sherbim.

Drejtuesit e ketij enti propozojne gjithashtu qe AKEP-i te rregulloje tarifat e sherbimit te orientuara drejt kostos.

Rreth nje muaj me pare Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare zhvilloi tenderin per dhenien e licenses per sherbimin 3G.

Ne kete tender morren pjese vetem 2 kompani dhe licensa iu dha Vodafone e cila beri dhe oferten me te mire prej 31.4 milione euro.

Dhenia e nje license te vetme eshte kundershtuar edhe nga vete kompanite celulare qe operojne ne treg te cilat kerkuan dhenien e 4 licensave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›