Rama Berisha mendon per shirita

Ndersa refuzimin e kryeministrit per ta marre parasysh kete propozim lideri i opozites e cilesoi tregues te vullnetit antipopullor te qeverise aktuale.
Sipas tij qeveria ka zgjedhur te shpenzoje parate e buxhetit per ato qe ai i quajti shirita elektrorale dhe jo per zonat e permbytura.
Eumlshte koha qe te ndryshoje teresisht fokusi i investimeve ne infrastrukture duke hequr dore nga shiritat elektorale dhe duke vendosur nje fond te konsiderueshem per te filluar nga rivenia ne pune e te gjithe nje sistemi te shkaterruar kanalizmesh argjinaturash mbrojtese mirembajtje te territorit dhe deri ne pastrimin e plehrave eshte shprehur Rama.
Duke trajtuar propozimin per rishikin e buxhetit si hallke te te njejtit zinxhir me ate te ofertes per zgjidhjen e krizes politike kryesocialisti tha se te gjithe deshtimet e kabinetit aktual jane pasoje e zgjedhjeve te manipuluara.
Pushteti i vjedhur i Sali Berishes i cili ka deshtuar ne qeverisjen e ketij vendi dhe kerkon te qendroje aty ku eshte duke vjedhur perseri votat refuzon te beje transparencen e zgjedhjeve dhe zvarrit pafundesisht zgjidhjen e nje krize politike te cilen e ka shkaktuar Saliu por e paguajne perdite shqiptaret tha Rama.
Kryetari i Partise Socialiste ritheksoi vendosmerine e opozites per te mos u terhequr perballe kerkesave te saj per transparence.
Te jeni te sigurte qe protestat do te vazhdojne. Ka pasur vetem nje moment nderprerjeje thjesht per shkak te situates se krijuar. Qe prej te martes se ardhshme protestat do te vazhdojne duke filluar nga Durresi deklaroi Rama.
Me pare gjate dites kreu socialist Edi Rama priti ne takimin e pare ambasadorin e ri te Shteteve te Bashkuara Aleksander Arvizu me te cilin pervec prezantimit ka diskutuar problematiken e permbytjeve dhe ceshtjet qe shqetesojne politiken.