Sherbimi i poliklinikave, i mjerueshem

Sistemi shendetesor paresor, pikerisht ai i poliklinikave dhe qendrave shendetesore, eshte ne krize. Aty pacientet ndihen te pasigurt dhe shpesh here i anashkalojne keta mjeke per te marre nje sherbim me te mire te mjeket specialiste te spitaleve. Keto jane te dhenat me te fundit pas nje studimi te kryer nga Qendra Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit. Sipas te dhenave rezulton se pervec pacienteve dhe vete personeli shendetesor eshte i pakenaqur me ate qe u ofrohet dhe pagat qe marrin. "Pacientet anashkalojne porten e sistemit paresor dhe shkojne te specialistet ne spital. Ka zotesi te ndryshme dhe shperblim te njejte. Ndaj edhe ky fakt perben nje problem per kete lloj sistemi dhe menyren e ofrimit te tij", ka theksuar drejtori i Qendres Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit, Isuf Kalo. Sipas tij, duhet te filloje nje pergatitje per vetevleresimin e cilesise se sherbimit nga vete drejtuesit e poliklinikave.
Pacientet jane te paret qe kane shfaqur pakenaqesite per sa i perket sherbimit qe u ofrohet ne qendrat shendetesore pikerisht ne poliklinika. Por edhe keto te fundit kane nivele te ndryshme te sherbimit, qofte brenda nje qytetit apo edhe ne vend. "Sistemi shendetesor paresor ka pakenaqesi nga pacientet, nuk ka llogaridhenie sistematike per punen e kryer, ka pabarazi te dukshme, teknologji te vjetruar. Po keshtu, ajo qe eshte verejtur eshte nje humbje e pajustifikueshme e burimeve, ka kosto te madhe si per qytetaret dhe shtetin", eshte shprehur drejtori i Qendres Kombetare e Cilesise dhe Akreditimit, Isuf Kalo. Sipas tij, te gjitha keto probleme shfaqin pakenaqesi te pacientet duke filluar nga pabarazia per ofrimin e sherbimit pavaresisht shtreses sociale dhe ekonomike qe i perkasin. Po keshtu, fakte te tjera qe pohohen jane edhe korrupsioni, teknologji te vjetersuar, humbje te pajustifikueshme te burimeve, ka kosto te madhe si per qytetaret dhe shtetin dhe pervetesim te ngadalshem te standardeve. Sipas Kalos, nuk eshte vetem pacienti ai qe ankohet, por edhe vete punonjesit e ketij sherbimi. "Kujdesi paresor ankohet per burokracine, ka shume shkresa, formulare per ISKSH, MSH, kur mjeku duhet te merret me pacientin. Ka kufizim te autonomise profesionale, nuk i lene qe te shkruajne, pasi specialistet thone pse i beni keto pa ne", ka pohuar Kalo.
Paresori pa kerkim shkencor
Megjithese sistemi i sherbimit shendetesor paresor eshte vleresuar si nje nga me te rendesishmit ne vendin tone, ai nuk ka nje kerkim shkencor te mirefillte. Sipas te dhenave rezulton se deri me sot nuk eshte bere asnje kerkim shkencor ne kete fushe. Kjo per shkak te investimeve dhe teknologjive qe nevojiten por edhe per shkak te mungeses se personave qe ta kryejne ate. "Sot ne sistemin paresor nuk ka nje kerkim shkencor, sot ky sistem nuk ka asnje mjek qe mban titullin Prof. Dr., e kush do te mund te beje kerkimin shkencor", ka pohuar drejtori i QKCA-se, Isuf Kalo. Sipas tij, nje tjeter problem qe haset eshte edhe mungesa e edukimit profesional, i cili nuk dihet se nga kush behet dhe si behet si dhe pjesa me e madhe e infermiereve qe punojne ne kete sistem jane te painformuara per punen e tyre qe bejne.