E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shërbimi sekret mund të lexoj çdo material të koduar

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA, e akuzuar për përgjime në disa shtete të botës, zotëron një teknologji të avancuar për deshifrimin e të dhënave kompjuterike.

Sipas mediave në SHBA, NSA ka mundur dëshifroj edhe enkriptimet më të sigurta nëpërmjet kombinimit të superkompjuterëve.

Agjentët e NSA mund të zbulojnë të dhëna bankare, sekrete të kompanive tregtare, por edhe informacione të klasifikuara.

Një pjesë e kompanive tregtare ndërkombëtare, në komunikimet e brendshme përdorin kode dhe kanë sekrete që cilësohen të pa dëshifrueshme nga jashtë.

Dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden dëshmojnë se NSA ka mundur të dëshifrojë çdo enkriptim. Për të realizuar këtë NSA ka bashkëpunuar me kompani të tjera teknologjie amerikane dhe të huaja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›