Fundjava në Durrës e mbushur me pushues
Bregdeti i Durrësit ofronte sot pothuajse të njëjtën panoramë të ditëve të nxehta të verës edhe pse jemi në fund të 10-fitëshit të parë të shtatorit. Temperaturat e larta por edhe çmimet e ulta që ofron në këtë periudhë janë shfrytëzuar nga pushues të shumtë nga Shqipëria dhe Kosova.
Ndonëse zyrtarisht sezoni turistik mund të konsiderohet i përfunduar, kjo fundjavë e ka gjetur bregdetin e Durrësit të populluar me pushues. Kushtet ideale klimaterike, por dhe çmimet e ulta i kanë favorizuar pushuesit që po frekuntojnë plazhet e qytetit bregdetar, ku gjithsesi nuk mungon dhe problematika .
Sipas parashikimeve meteorologjike, shtatori do të vazhojë të ketë kushte ideale për pushime dhe një shans më shumë për të gjithë ata të cilët e kanë marrë lejen në shtator apo që kanë mundësi në fundjavë të pushojnë pranë bregdetit të Durrësit.