Sheriff mban shpresat gjallëSheriff dhe Steaua Bucuresht nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Sheriff dhe Steaua Bucuresht nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, e që i mban kampionët e Moldavisë ende me shpresa për të progresuar në Grupin H, ndërkohë rumunët janë të eliminuar.
DRAMË E VONSHME
Pak shanse gjatë gjithë lojës, por shtatë minuta përpara përfundimit gjithçka u shndërrua në një dramë të vërtetë. Amath Diedhiou realizoi në minutën e 83-të duke i dhënë avantazhin Sheriff, por katër minuta më pas Juan Toja me në gol të bukur barazoi shifrat për Steaua. Me holandezët e Twente, që humbën në shtëpi me Fenerbahçe, Sheriff është vetëm dy pikë pas vendit të dytë të mbajtur nga Twente, përpara se moldavët të përballen me turqit e vendit të parë në Stamboll.
Numri i klikimeve - 1383
E Merkure, 02 Dhjetor 2009