Sherr me thika ne Berat vritet 21 vjecari pranga autorit
Sapo përfundon lojën në bilardo disa moshatarë i vërsulen me thika.
Helidon Zotkaj 21 vjeç humbi jetën në një konflikt midis të rinjsh.
Ngjarja ndodhi në lulishten e lagjes “ Dëshmoret e Kombit” pranë shkollës së muzikës në Berat.
Për këtë vrasje policia arrestoi menjëherë tre persona, Erjon Eftiun, Avdi Hyken dhe Ervis Xherimejen.
Eftiu 25 vjeç akuzohet si autori kryesor i krimit.
Policia lokale sqaron se sherri ishte i momentit dhe shkak u bë ngacmimi ndaj një femre. Viktimës në fillim i është kërkuar shpjegim për një vajzë nga qyteti dhe më pas u sulmua nga tre të rinjtë.
Shokët nuk mundën ta mbronin viktimën, i cili u godit me shpejtësi pesë herë me thikë. Policia veç arrestimeve në flagrance bëri edhe shoqërimet e dëshmitarëve pranë vendit të ngjarjes. Ajo po heton për zbardhjen e plotë të vrasjes.