E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sherr me thikë në Fier, lëndohet në këmbë një i mitur

FIER– Mbrëmjen e kësaj të shtune, në lagjen “8 Shkurti” në qytetin e Fierit dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar në këmbë me thikë një 16-vjeçar. Ai ndodhet aktualisht në spital në kujdesin e mjekëve.

Sakaq, është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›