E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sherr mes disa personave në Tiranë, përfundojnë në spital 3 prej tyre

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur në Tiranë pasditen e kësaj të mërkure.

Dy persona janë përfshirë në një sherr me tre të tjerë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar këta të fundit. Ndërsa dy personat e tjerë janë arrestuar nga Policia.

“Më datë 04.12.2024, rreth orës 16:50, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë konfliktuar dyshohet me sende të forta, shtetasit Sh. H., dhe K. H., me shtetasit F. C., G. Z., dhe S. Z.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit F. C., G. Z. dhe S. Z. të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit Sh. H. dhe K. H., janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›