E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes komshinjve, njëri bëhet për spital

Gjirokastër, 9 Korrik, NOA Një sherr mes dy familjeve të një pallati ka përfunduar keq, duke mbetur i lënduar njëri prej tyre dhe duke u bërë për tu transportuar me barela drejt spitalit.

Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në lagjen Kodra e Shtufit të qytetit të Gjirokastrës, ndërsa policia siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA ka ndaluar dy personat e përfshirë në konfliktin e lartpërmendur.

Konkretisht, ata janë Rexhep Kalemi, 47 vjeç dhe Aleksandër Kalemi, 18-vjeç; që të dy lindur dhe banues në Gjirokastër.

Arrestimi i tyre u bë për arsye se gjatë një sherri në pallatin e tyre, mes familjes së Rexhep Kalemit dhe Panajot Qurkut, si rezultat i konfliktit dhe përplasjes fizike, ka mbetur i dëmtuar ky i fundit.

Ai tashmë është i shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas konfirmimit te mjekut.

Nga ana e policisë i është dhënë ndihma e parë këtij personi duke e dërguar menjëherë në spitalin e Gjirokastrës si dhe kanë vijuar veprimet e tjera ligjore për zbardhjen e kësaj ngjarje, duke e shoqëruar në mjediset e policisë familjen Kalemi për veprime të mëtejshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i të lartpërmendurve, babë e bir për veprën penale Dëmtime të tjera me dashje, parashikuar nga neni 252 i Kodit Penal.

Gjithashtu, nga ana e prokurorisë po ndiqet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e Rexhep Kalemit, ndërsa materialet përkatëse iu kaluan asaj për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›