E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes krushqëve në Elbasan, një i plagosur me thikë

Një sherr mes krushqëve ka çuar në plagosjen rëndë të njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë është shënuar në qytetin e Elbasanit ku 43-vjeçari Arben Qosja është qëlluar me thikë nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi.

Mendohet se autori dhe 43-vjeçari mund të jenë krushqinj me njëri-tjetrin por nuk dihen ende arsyet e zënkës mes tyre.

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë  në kirurgjinë e spitalit të qytetit ku sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pasi është goditur tre herë me thikë pranë zemrës.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes ndërsa po vijon kërkimet për kapjen e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›