Sherr mes të miturve në Durrës, plagoset me thikë 15-vjeçari, arrestohet autori

Një sherr mes dy të miturve në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 15-vjeçari, ndërsa një 14-vjeçar, është arrestuar si autori i dyshuar i ngjarjes.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrugën “Lugina e Karavastasë në Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mes dy të miturve, sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikës.
Sipas policisë i mituri M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me thikë 15-vjeçarin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
14-vjeçari u kap pas kontrolleve të kryera në ambiente të ndryshme, ku policia bëri lokalizmin dhe arrestimin e tij, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/