E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sherr mes të miturve në Pogradec/ 15-vjeçari plagoset me thikë nga bashkëmoshatari gjatë mesnatës

Një sherr për motive të dobëta mes të miturve në Pogradec, përfundon me plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen nr 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afer zonës së Agjensisë.

Mësohet se dy të mitur janë konfliktuar dhe njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë (biçak) duke e goditur tjetrin në bark.

Fatmirësisht, i dëmtuari është jashtë rrezikut për jetën pasi plaga ka qenë sipërfaqësore.

Mësohet se dy të miturit janë rreth 15 vjecc, ndërsa po bëhen veprimet e mëtejshme nga policia dhe prokuroria për ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›