Sherr mes te rinjsh nje i vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sukth me pasojë vdekjen e një të riu.
Grindja banale për gërvishtjen e një makine, përfundoi në ekzekutim me
thikë të 19-vjecarit Blerim Hoxha.
Policia ka arritur të arrestojë tre persona Andri Tocin, Ervis Xhekën dhe Armando Xhekën nga Tirana, ndërsa po heton për zbardhjen e krimit të rëndë.
I riu Hoxha pësoi goditje me thika në trup dhe në Spitalin Ushtarak mbërriti në gjendje shumë të rëndë. Mjekët e patën të pamundur t'i shpëtonin jetën.
Ndërkohë një 23-vjecar i armatosur dhe i maskuar tentoi të grabisë një kazino në qytetin e Korcës, por policia arriti ta arrestojë në kohë.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, kur Marjol Kolonjari, banues i lagjes numër 7 në këtë qytet, i dënuar më parë për plagosje personi, hyri me forcë në një kazino për të grabitur paratë në arkën e saj. Reagimi në kohë i policisë bëri të mundur arrestimin e tij.