E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr mes të rinjsh, vritet me thikë 18 vjecari

Një 18 vjecar ka mbetur i vdekur pasi është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjsh në lagjen Laprakë të Tiranës. Policia ka filluar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit i cili u largua pas kryerjes së krimit. 

TIRANË- Një 18 vjecar është vrarë me thikë pas një grindjeje me bashkëmoshatarë të tij. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Laprakë të kryeqytetit. Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasja ka ndodhur pas një sherri për motive banale mes të rinjsh, i cili ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta.
18 vjecari është qëlluar disa herë më thikë dhe nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve ndërsa autori i krimit është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia mbërriti menjeherë në zonë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur poltësisht rrethanat e krimit dhe identifikimin e autorit. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›