E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore, faza e dyte e stërvitjes "Adrion Livex-'09

Në këtë stërvitje që është e para për ushtrinë shqiptare pas anëtarësimit të vendit në NATO, krahas forcave njerëzore e teknikës luftarake janë angazhuar dhe 10 anije luftarake të vendeve pjesëmarrëse. 

VLORE- Vlora ka mirëpritur dje fazën e dytë të stërvitjes ushtarake detare e koduar "Adrion Livex-'09". Në këtë stërvitje marrin pjesë forcat ushtarake nga Shqipëria, Kroacia, Italia, Greqia, Sllovenia dhe nga Mali i Zi. Në këtë stërvitje që është e para për ushtrinë shqiptare pas anëtarësimit të vendit në NATO, krahas forcave njerëzore e teknikës luftarake janë angazhuar dhe 10 anije luftarake të vendeve pjesëmarrëse.

Komandanti i rangut të dytë Adnand Agastra thotë se kjo është stërvitja e katërt që zhvillohen në rang rajoni
”Asnjëherë një stërvitje e tillë nuk ka marrë ngjyra reale, dhe interes më të madh nga vendet pjesëmarrëse”- tha Agastra.
Stërvitja ka nisur në Durrës dhe një ndër fazat e stërvitjes ka qenë dhe veprimi taktik me qitje luftarake reale pranë zonës së Karaburunit, ku si objektiv ishte nxjerrja nga thellësia e anijes së amortizuar “Kateri i Radës”, si motra e anijes së mbytur në tragjedinë e Otrantos.

Objektivi i stërvitjes ”Adrion Livex-'09" është përmirësimi i standardeve të ndërveprimit ndërmjet forcave detare pjesëmarrëse, rritja e aftësive për drejtimin e operacioneve në raste krizash në mjedisin detar, operacionet e kërkim-shpëtimit SAR etj" .
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›