Policia gjermane: Shqipëria, arritje kundër krimit dhe trafikimit

Tiranë, 7 Korrik, NOA Shqipëria ka realizuar progres në procesin e integrimit europian dhe ka shënuar arritje domethënëse në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe trafikimit të qenieve njerëzore.
Një fakt të tillë ministrit të Brendshëm, Lulëzim Basha, ia ka komunikuar gjatë një takimi zv/presidentja e fondacionit Hanns-Seidel, njëherësh parlamentare bavareze, Ursula Mannle dhe drejtuesit më të lartë të policisë bavareze, gjatë një takimi të përbashkët.
Arritjet në luftën kundër krimit, korrupsionit e trafiqeve dhe progresi i Shqipërisë në rrugën e integrimit përbëjnë një bazë solide për forcimin e sigurisë, zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptarë, - u shpreh në takim parlamentarja bavareze Mannle.
Ndërkohë, presidenti i policisë së Bavarisë, Valdemar Kindler dhe drejtori i Policisë Kriminale, Klaus Bayerl vlerësuan nivelin e lartë të bashkëpunimit me policinë shqiptare, të konkretizuar edhe me operacione të përbashkëta policore.
Fondacioni Hanns-Seidel vepron në Shqipëri që prej vitit 1992 duke realizuar projekte bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Gjermanisë për mbështetjen e administratës vendore dhe procesit të decentralizimit të qeverisjes vendore, për mbështetjen e strukturave të shtetit ligjor e në mënyrë të veçantë për bashkëpunimin policor mes të dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri Basha e cilësoi shembullor bashkëpunimin e deritanishëm me autoritetet policore gjermane si dhe shprehu falënderimin për ndihmën e dhënë nga Fondacioni Hanns-Seidel në drejtim të policisë shqiptare.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")