Sherr në Shkodër, ekzekutohet me pistoletë një 35-vjeçar
Shkodër- Një sher i momentit mes dy personave ka bërë që njëri prej tyre të humbë jetën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në fshatin Kosmaç të komunës Bushat të Shkodrës.
Policia njofton se ka gjetur vdekjen 35 vjecari Luan Tahiri, ndërsa autori i krimit është një bashkëfshatari i tij, Fatjon Hoxhani, 30 vjeç.
Sherri mes tyre ka nisur në një lokal që ishte në pronësi të viktimës, por debati mes tyre është ashpërsuar dhe 30- vjeçari ka nxjerë pistoletën duke e qëlluar Tahirin për vdekje.
Autori ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
/IDEA/