E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lituania zgjedh sot parlamentin e ri

14-10-2012 / Gazeta 55

Lituanezët votojnë sot për parlamentin e ri, në zgjedhje të cilat cilësohen si një test nga ana e BE për politikat shtrënguese që kanë të bëjnë me zgjidhjen e krizës ekonomike.
Sondazhet e deritanishme thonë se qeveria e qendrës së djathtë do të ndëshkohet pas vendimit për ulje të pensioneve dhe pagave. Nën drejtimin e kësaj qeveria, ekonomia është rimëkëmbur, por analistet thonë se është shumë herët që votuesit të ndiejnë impaktin. Nën drejtimin e kryeministrit Andrius Kubilius, GDP është rritur në 5.8% vitin e kaluar.
Ndërkohë që qeveria e qendrës se majtë ka premtuar rritje të pagave dhe reduktim të taksave për të varfrit.
Ndërkohë sondazhet thonë se socialdemokratët nën drejtimin e Algirdas Butkevicius do të bëjnë më të mirën, dhe kjo fale aleatit të tyre në koalicion, Partisë Laburiste.
Butkevius ka premtuar rritje të pagave të ulëta, për të pasurit taksa më të larta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›