Sherr në lokal, vëllezërit gjuajnë me çifte njëri-tjetrin
Dy vëllezër në Lezhë kanë plagosur njëri-tjetrin, në tentativë për të gjuajtur me çiften e tyre një person tjetër, me të cilin janë zënë në një bar kafe.
Ngjarja, që fatmirësisht ka përfunduar vetëm me plagosje, ka ndodhur në Lezhë, në një lokal mbrëmjen e djeshme.
Vëllezërit Klaudio dhe Edmir Brozi, 25 dhe 34 vjeç nga fshati Tresh I Lezhës kanë dalë për të pirë në një lokal, ku kanë gjetur një person tjetër të pranishëm, me të cilin kanë nisur sherrin. Mësohet se ngjarja është mbajtur e fshehtë nga banakieri i kafenesë, Arlind Jushi 26 vjeç nga Lezha, i cili ka ndihmuar duke i çuar edhe në spital por edhe duke fshirë gjurmët e ngjarjes. I plagosur ka mbetur edhe personi që ishte targetuar për t’u qëlluar, E.N.
Policia ka arrestuar njërin prej vëllezërve, Edmir Brozi, ndërsa është shpallur në kërkim vëllai tjetër Klaudio Brozi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
