E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Pogradec: Do kthehet një nga zonat më të bukura të rajonit

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt qytetit të Pogradecit ku ka inspektuar punimet që po bëhen për rehabilitimin e bregut të liqenit të Ohrit.

Pjesë e këtij rehabilitimi do të jetë ndërtimi i një shëtitore 17.3 kilometra të gjatë e gjelbëruar në të dyja anët e saj, ndërtimi i një korsie për biçikletat si dhe rikonstruksioni i rrugës.

Rama është shprehur se objekti është përfundimi i punimeve në fillim të sezonit turstik, duke e bërë këtë zonë një nga zonat më të bukura turistike të rajonit, me vlera të posaçme nga pikëpamja ekologjike, nga pikëpamja e peisazhit, e natyrës si dhe nga pikëpamja e lëvizjes.

“Objektivi është që kur të fillojë sezoni të jemi në kushte të tjera komplet, të jetë gjithçka e kalueshme dhe brenda vitit, ne ta kemi kryer totalisht si projekt, jo vetëm rrugën, por gjithë parkun, e rikthyer pas 30 vitesh siç nuk ka qenë para 30 vjetësh, me një rehabilitim që e bën praktikisht një nga zonat më të bukura turistike të rajonit dhe pa diskutim e kthen si zonë turistike me vlera të posaçme nga pikëpamja ekologjike, nga pikëpamja e peisazhit, e natyrës dhe patjetër, edhe nga pikëpamja e lëvizjes. Gjithë zona e atyre ndërtimeve pa leje dhe asaj barbarie dhe kafshërie që u vu në jetë 20 vjet, me zhvillime të papërgjegjshme, kthehet në një park të madh për qytetarët dhe në një aset të madh për gjithë turistët që mund të lëvizin, mund të shëtisin, mund të vrapojnë, mund të kenë vend fëmijët për të luajtur. 17 kilometra park dhe me korsi biçikletash”, ka thënë Rama.

Rama ka thënë gjithashtu se ndihet krenar për punën e bërë nga INUK në këtë zonë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›