Sherr në seancë, përjashtohen me 15 ditë tre deputetët e opozitës

Byroja e parlamentit shqyrtoi sot propozimin e një grupi deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin nga seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve të deputetëve socialistë Paulin Sterkaj, Saimir Tahiri, Armando Prenga, Dashamir Peza dhe Taulant Balla.
Byroja vendosi perjashtimin me 15 ditë nga komisioni dhe seanca parlamentare tre deputetët e opozites Paulin Stërkaj, Saimir Tahiri dhe Armando Prenga, kjo duke iu referuar sherrit gjatë seancës së sotme në Parlament, e cila qe e mbushur me debat dhe tension.
Gjatë seancës së sotme deputetët janë përballur me njëri-tjetrin, duke mos kursyer akuzat të njëpasnjëshme në adresë të njëri-tjetrit, duke patur si kryefjalë vrasjet e 4 personave më 21 janar.