E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherr te Tueta, nga grushtet te pistoletaMesfushori Buna goditi me qytën e një pistolete tip “Zastava” futbollistin e ri Pasha

Një sherr banal mes dy futbollistëve të Teutës, 30-vjeçarit Qazim Buna e futbollistit të rinjve të skuadrës durrsake, Armand Pashja, degjeneroi nga konfrontimi fizik në përplase me armë. Ishte mesfushori Buna ai që goditi me qytën e një pistolete tip “Zastava” futbollistin e ri Pasha. Buna u shoqërua më pas nga policia, teksa presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu e përjashtoi atë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në Durrës.

Precedentët – Futbollistit të Elbasanit, Armand Mehmetaj, i është vendosur eksploziv, më 3 tetor të këtij viti nga ish-futbollisti i verdhebluve, Gjergji Gjika. Ky i fundit u shoqërua më pas në polici. Më, 25 maj 2004, Bledar Mancaku u ndalua nga policia pasi u gjet me një pistoletë “TT” në makinë e tij. Mancaku qëndroi në qelitë e paraburgimit e më pas u la i lirë.

E Premte, 28 Nentor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›